Në fund të muajit, Afërdita do të kalojë në Gaforre, duke krijuar situata të vështira në marrëdhëniet personale dhe duke kërkuar kujdes në vendimet financiare.
“Duke nisur që sot, por sidomos, por dhe në fundjavë e deri në datën 24 duhet të jemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, profesionale, sepse mund të kemi kontradikta, konflikte, madje edhe tradhti, por edhe shanse për lidhje erotike.
Njëkohësisht mund të kemi shpenzime më shumë nga sa duhet, madje edhe të paqëllimshme. Në datën 22 Dielli kalon në shenjën e Luanit dhe aty krijon disa aspekte shumë të mirë në datën 22-23.
Në datën 24 kemi Hënën e re në shenjën e Luanit, e cila do të jetë një hënë transformuese, e cila ka për qëllim rinovimin dhe ky rinovim vjen pas mbylljes së një kapitulli.
Në këto raste ndoshta disa zhvillime, disa ndryshime vijnë nga ngjarje të cilat ndodhin jashtë vullnetit tonë dhe ndoshta në disa raste mund të dalin jashtë zonës së komfortit, gjithsesi duhet që t’u përshtatemi kushteve dhe të dimë që janë për të mbyllur një kapitull dhe të gjendemi në një trajektore të re.
Ndikimi i Hënës se re do të jetë deri në krijimin e një Hëne tjetër të re, e cila bëhet në shenjën e Virgjëreshës në datën 23 gusht, por rezultatet i ka kryesisht me hënën e plotë në shenjën e Ujorit.
Gjatë kësaj periudhe mund të dëgjojmë ndryshime dhe ngjarje që kanë të bëjnë me lider, që kanë të bëjnë me udhëheqës ose me figura të rëndësishme. Do të ketë dhe zhvillime që kanë të bëjnë kryesisht me pjesën territoriale.
Në datën 31 dielli takohet me Mërkurin, kështu që disa gjëra që ndoshta që më përpara ishin të penguara, mund të bëhen atë ditë. Ka një nervozizëm ajo ditë dhe në përgjithësi do të thoja që duhet të keni kujdes për kujdesin e fëmijëve.
Ditën e fundit të muajit korrik kalon Afërdita në shenjën e Gaforres, ku në ditën e fundit dhe në ditët e para të gushtit gjërat janë pak si të ngurta dhe marrëdhëniet tona personale, nuk shkojnë ashtu siç ne do të donim.
Njëkohësisht lëvizjet financiare që mund të bëjmë ato ditë duhet të jemi më të kujdesshëm para se të marrim vendime dhe të veprojmë. Në ato ditë takimet që do të kenë njerëzit përgjithësisht kanë një zhgënjim kanë një ndalesë, takohemi me njerëz, ku dashuria dhe marrëdhënia që ne krijojmë është e penguar”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.