Astrologia Chrysanthi Kalogeri në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dha një parashikim të detajuar për klimën astrologjike të javëve të fundit të korrikut. Sipas saj, periudha që nis tani dhe zgjat deri më 24 korrik do të karakterizohet nga tensione në marrëdhëniet personale dhe profesionale, me mundësi për konflikte, tradhti, por edhe lidhje erotike të papritura.
“Kujdes! Mund të kemi shpenzime të paplanifikuara dhe situata që kërkojnë durim e vëmendje,” paralajmëroi Kalogeri. Në datën 22 korrik, Dielli kalon në shenjën e Luanit, duke sjellë një energji pozitive që do të forcohet edhe më shumë më 22 dhe 23 korrik.
Në 24 korrik do të ketë një Hënë të re në Luan, e cila do të shënojë një periudhë transformuese dhe mbyllje kapitujsh. “Ndryshimet që do të ndodhin shpesh janë jashtë kontrollit tonë dhe kërkojnë përshtatje,” tha astrologia.
Gjatë kësaj periudhe, sipas Kalogerit, do të ketë zhvillime që lidhen me liderë dhe çështje territoriale, ndërsa më 31 korrik do të ndodhë takimi i Diellit me Mërkurin, që mund të sjellë zhbllokime, por edhe një klimë nervoze. (VAZHDO LEXIMIN)
