Hichman Bukhari është një kontraktor i një PMC-je (Kompani Ushtarake Private) dhe një CPO (Operator i Mbrojtjes së Afërt), me fjalë të tjera lufton si mercenar dhe mbron si truprojë. Dhe në këtë rast të fundit e bën në nivelin më të lartë, meqë Bukhari ka pasur barrën dhe nderin (sidomos këtë të fundit, duke gjykuar nga rrëfimi i tij në lidhje me këtë) të jetë truproja i një prej sportistëve më të famshëm në botë, Cristiano Ronaldos, me një pagë të përshtatshme që e shoqëronte.
Sa fitonte truproja e Cristiano Ronaldos
Bukhari ka punuar për katër vjet për të garantuar sigurinë e Ronaldos dhe familjes së tij gjatë qëndrimit të tij në Madrid, pra mes viteve 2009 dhe 2018. I intervistuar nga televizioni iberik ‘Telecinco’, truprojë i fuqishëm ka zbuluar se kampioni portugez e paguante plot 850 sterlina në ditë, që do të thotë mbi 1000 euro me kursin aktual, çka do të thotë – duke bërë disa llogari të thjeshta – mbi 350 mijë euro në vit.
Truproja më pas ka shtuar se ish-lojtari i Juventus nuk ishte një klient me rrezik të lartë, një frazë që përdoret kur personi në fjalë është në rrezik jete: “Puna jonë varet nga profili i klientit – ka shpjeguar Bukhari – Në rastin e Cristianos, me të cilin kam punuar për katër vjet, profili i tij nuk ishte me rrezik të lartë, sepse askush nuk donte ta vriste dhe nuk kishte marrë kërcënime me vdekje. Ai është kërcënuar vetëm nga tifozët ose nga persona që donin ta grabisnin”.