Skip to content

Pse nuk i deshi SHBA? Karamuço zbulon detajet: Ja ku gabuan 4 kandidatët për kreun e SPAK

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar se ku gabuan sot 4 kandidatët për kreun e SPAK. Sot seanca dëgjimore mori shumë kritika, sidomos sa i takon pyetje që bënte njëra prej anëtareve, e cila i pyeti të gjithë që si do të vepronin nëse ajo do u shkonte në zyrë dhe do u kërkonte një nder.

Related article  Nga e Hëna, 5 shenja të zodiakut do të kenë një seri të vazhdueshme lumturie dhe fati të mirë!

Në “Top Story”, Grida Duma deklaroi se vetë amerikanët në trajnimet që bëjnë këshillojnë të bëhen të tilla pyetje. Por sipas Karamuços, prokurorët nuk u përgjigjën siç këshillojnë amerikanët.

“Ata harruan të deklaronin atë që ja u mësojnë amerikanët në çdo trajnim. Të thoshin që këtë ndërhyrje që më kërkon ti unë duhet ta raportoj. Këtu gabuan të gjithë këta.

Related article  Zbardhet letra e Melania Trump që i dha Vladimir Putinit: Është koha të ...

Nuk e thanë sepse ligji të detyron ta raportosh. Dumani e ka pasur në majë të gjuhës kur i është kërkuar informacion dhe thoshte stop, nuk ma lejon ligji. Braho bëri mirë që e nxorri atë gotë se nuk pihet me shishe në institucion. Nuk e di pse nuk kishin vënë një gotë”, tha ai.

Related article  Ish-ministri i PS-së plas bombën: Ramën e pret një e keqe e madhe
Published inLajme