Skip to content

Ish-ministri i PS-së plas bombën: Ramën e pret një e keqe e madhe

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, gjatë intervistës në emisionin “Dritare”, është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste dhe më pas edhe si kryeministër, duke e quajtur këtë të vetmen mundësi për fitore.

“Rama ka vetëm një mundësi,” deklaroi Malaj, duke shtuar se kryeministri duhet të ndjekë shembullin e Fatos Nanos dhe të largohet nga drejtimi i PS-së menjëherë pas zgjedhjeve. “Të hënën në mëngjes, siç bëri Nano, të japë dorëheqjen nga kryetari i Partisë Socialiste dhe t’i hapë rrugën partisë, sepse i ka zënë frymën,” sugjeroi ai.

Related article  Lajm tragjik! Vr*tet biznesmeni i njohur ne mes te rruges

Sipas Malajt, ky hap do të ishte i domosdoshëm për të siguruar një tranzicion të shëndetshëm brenda PS-së. Ai shtoi se brenda një viti, Rama duhet të dorëhiqet edhe si kryeministër, sepse Shqipëria ka plot figura të afta për të udhëhequr dhe nuk duhet të biem në idenë e gabuar se “kush do ta bëjë pas Ramës”.

Related article  'Deshmitar gati per SPAK...' Percahet PS, deputeti socialist del nga radha, tregon kokat e atyre qe fituan vota per Ramen

Malaj kritikoi mungesën e një strategjie daljeje nga pushteti nga ana e kryeministrit.

“Rama nuk ka exit strategji. Nëse nuk ka një plan për largimin e tij, pavarësisht se premton ndryshime, siç tha se nënkryetarja do të jetë femër apo se nuk do të jetë në listë e pastaj u vu i pari, ai mbetet në dilemat e tij,” u shpreh Malaj.

Related article  Puthja në buzë me Aldon, Laerti: E kam kuptuar që je i dashuruar me mua!

Ai paralajmëroi se historia ka treguar se pushteti absolut çon në korrupsion absolut dhe se ata që kanë këmbëngulur të mbajnë pushtetin me çdo kusht, kanë përfunduar në mënyrë të papritur.

“Historia ka treguar që ata që kanë ndenjur deri në fund me këmbëngulje, kanë ikur në mënyrë jo të mirë,” përfundoi Malaj.

 

Published inLajme