Nga ana tjetër, Limi preferoi një ton më të qetë, por jo më pak domethënës: “Çdo gjë ndodh për një arsye. Ndoshta një person që e takon një herë, mund ta takosh edhe herën tjetër në rrethana të ndryshme.
Për mua, kjo eksperiencë ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. Jam falënderues për gjithçka. Të gjithë fermerët kanë qenë të mrekullueshëm dhe do të shihemi sërish në projekte të ardhshme.”
Gjatë bisedës, moderatorja Luana Vjollca e ngacmoi Lim-in për marrëdhënien me Albën:
Luana: “Në lidhje me Albën?”
Limi: “Nuk e di… gjërat mbeten. Koha e tregon gjithçka.”
Luana: “Keni kontakt?”
Limi: “Po, kemi kontakt normal. Jemi njerëz të rritur, me publik dhe fansa që na ndjekin. Por në fund të ditës, rëndësi ka çfarë dua unë vetë.”
Luana: “Por krijuat një histori dashurie që u pëlqye shumë…”
Limi: “E vërtetë. Por unë i dua të gjithë njerëzit, dhe në fund – zgjedh veten.”
Në fund të diskutimit, Alba reagoi shkurtimisht, por me qëndrim të qartë:
“Shumë mirë bën.”
Kjo përballje mes tyre nuk kishte tension, as dramatikë të sforcuar – por një qetësi që vetëm pranimi i së vërtetës mund ta sjellë. Ata ishin të sinqertë me njëri-tjetrin, me publikun dhe me veten. Një dashuri që nisi nën dritat e kamerave, por që ndoshta përfundoi po aq natyrshëm, pa fajtorë, vetëm me realitete që nuk përputhen më.
Finalja e Fermës mbylli kështu jo vetëm një reality-show, por edhe një kapitull emocional që shumë ndjekës e përjetuan si të tyren. Dhe në fund, mes duartrokitjeve dhe reflektimit, mbeti një mesazh i heshtur por i fortë: ndonjëherë dashuria nuk mjafton – dhe ndonjëherë, mjafton vetëm respekti për të mos u lënduar më tej.