Në mbrëmjen e finales së madhe të Ferma VIP, aty ku emocionet kulmuan përballë publikut dhe ish-konkurrentëve, ndodhi edhe një nga momentet më të shumëpritur: përballja publike mes Albës dhe Limit, dy personazhe që ndërtuan një lidhje të ndjerë gjatë eksperiencës së tyre në reality-show, por që tashmë e kanë mbyllur atë kapitull.
Për herë të parë pas daljes nga Ferma dhe ndarjes së tyre, të dy u ulën ballë për ballë, në një studio të mbushur me energji, kuriozitet dhe emocione të papërmbajtura. Në prezencën e të gjithë të eliminuarve dhe në pritje të shpalljes së fituesit, ata ndanë me publikun të vërtetat e tyre – larg kamerave të Fermës, por në dritën e vëmendjes së publikut që i kishte ndjekur në çdo hap.
“Po, nuk jemi më bashkë” – u shprehën të dy me qartësi, duke konfirmuar përfundimisht atë që fansat kishin dyshuar prej javësh. Alba, me një qëndrim të fortë dhe të pjekur, nuk fshehu zhgënjimin e saj:
“A jam penduar për atë që ka ndodhur? Jo, absolutisht jo. Edhe pse nuk jam e lumtur tani, besoj se çdo përvojë vlen. Jeta nuk ndalet për askënd. Pavarësisht zhgënjimeve, njerëzit nuk duhet të humbasin dëshirën për të jetuar dhe për të besuar tek njerëzit që vijnë më pas. Një marrëdhënie nuk mbahet vetëm me ndjenja – kërkon respekt, besnikëri dhe përkrahje të ndërsjellë.” 
