Skip to content

Rusia sulmon ambasadën shqiptare me raketa

Një seri sulmesh ajrore nga Rusia tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona të kryeqytetit ukrainas.

“Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Related article  Bomba e Izraelit që askush nuk flet, nëse do ta përdornin, pasojat do të ishin katastrofike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon “pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale”.

“Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Related article  'Rama i ka mpire me dinakeri...' Lubonja godet fort dhe tregon menyren e vetme per te rrezuar qeverine

 

Published inLajme