Skip to content

Rrjeti po zien, Gjesti do të performojë në ndeshjen Shqipëri-Serbi? Reagojnë zyrtarët

Një lajm që mori dhenë menjëherë pas fitores së Gjestit në Big Brother VIP Albania 4 ishte mundësia që ai të performonte në ndeshjen e shumëpritur Shqipëri – Serbi, që do të luhet më 7 qershor në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”, si pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Spekulimet nisën pasi një video e Gjestit pas shpalljes finalist e tregonte duke thënë: “Në 7 qershor, të gjithë në stadium.” Kaq mjaftoi që rrjetet sociale dhe portalet të shpërthenin me lajmin se fituesi i BBVIP do të ngjitej në skenë për të kënduar para fillimit të ndeshjes.

Por “misteri” është sqaruar. Zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) i kanë dhënë fund zërave, duke deklaruar në emisionin “Sports” në Kosovë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me një performancë të Gjestit në atë mbrëmje.

Sipas FSHF-së, artisti mund ta ndjekë ndeshjen nga tribuna si çdo tifoz tjetër, por nuk ka planifikuar asnjë paraqitje muzikore përpara apo gjatë sfidës. Me këtë sqarim, spekulimet marrin fund dhe “dilema” që kishte ngacmuar kuriozitetin e fansave është zgjidhur.

Published inLajme