Skip to content

Rozana Radi qan me dënesë në dhomë e ndenjës, qëndron e vetme nga të tjerët

Spektakli i “Vëllai i Madh” shpesh di të sjellë emocione të forta për banorët, dhe këtë herë, një moment i ndjeshëm ka prekur fansat.

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, është parë duke qarë me dënesë në dhomën e ndenjjes, e vetme dhe dukshëm e përhumbur në mendimet e saj.

Ajo u kap nga kamerat teksa mbante një jastëk sipër kokës, në përpjekje për të fshehur lotët dhe për të mos u vërejtur nga banorët e tjerë apo kamerat që ndjekin çdo lëvizje të tyre.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngritur pyetje mbi arsyet që mund ta kenë çuar këngëtaren në këtë gjendje të rënduar emocionale.

Related article  Cudit Edi Paloka, ben deklaraten befasuese: Ia kam futur kot, Rama është trim. Këtij populli nuk i ngrihet…

Ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka bërë Rozanën të përlotet kaq shumë, fansat kanë shprehur shqetësim për të në rrjetet sociale. Shumë prej tyre kanë spekuluar se mund të jetë ndonjë moment reflektimi, stres i akumuluar apo tensionet e krijuara brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Related article  Aksident fatal, humb jetën djali i ri

Pritet të shihet nëse Rozana do të ndajë me banorët apo publikun arsyet e këtij momenti emocional, ndërsa fansat vijojnë ta mbështesin duke shpresuar që ajo të ndihet më mirë.

Related article  Nuk e ftuan në studio, Xumi ironizon produksionin: “S’jam...
Published inShowbizz