“O ‘mret’, kush ka thënë që ti je frikacak, ja ka fut kot. Edhe unë bashkë me ta!” – shkruan Paloka me një dozë të thellë ironie dhe zhgënjimi të përmbajtur. “Ti qenke kokrra e trimave! Vetëm një trim i çartur është i aftë të ngjallë kaq shumë urrejtje, veçanërisht tek ata që të kanë ndjekur pas për vite me radhë.”
Paloka godet fort: “I ke shkatërruar jetën njerëzve dhe s’të dridhet qerpiku!”
Në një nga fragmentet më të forta të deklaratës së tij publike, Paloka nuk e kursen sarkazmën dhe sulmin personal ndaj kryeministrit:
“T’i bësh keq me të gjitha mënyrat kaq shumë njerëzve dhe të mos ndjesh asnjë ndjesë, të mos tundesh, të mos pyesësh, kjo është trimëri që kalon në çmenduri. Asnjë frikacak nuk do ta bënte dot!”
Sipas tij, Rama jo vetëm që nuk trembet nga dënimi moral apo politik, por përkundrazi, vazhdon me vendosmëri të godasë, të shtypë, të përbuzë e të shkatërrojë çdo kundërshtar që ka pasur apo ka sot përballë.
Paloka risjell në vëmendje edhe një nga momentet më të famshme në Kuvend, kur Rama i ishte drejtuar opozitës me një deklaratë tronditëse:
“Kot e keni, këtij populli nuk i ngrihet!” – një fjali që sipas Palokës, sot e kupton më mirë se kurrë. Jo vetëm si përçmim ndaj qytetarëve, por si bindje personale e një pushteti që nuk sheh as frikë, as pendesë, as kthim mbrapa.
“Jepi, ‘mret’, mos e rruj hic Ramen!”
Deklarata e Palokës mbyllet me një ironi therëse që në të vërtetë përçon zemërimin dhe revoltën e një brezi të tërë opozitarësh të zhgënjyer:
“Prandaj jepi ‘mret’, mos e rruj hic Ramen! Gishtin të gjithëve!”
Ky shpërthim publik i Palokës duket se është një manifest i dëshpërimit politik dhe moral, një pasqyrim i thellë i asaj që ndjejnë shumë qytetarë dhe aktorë politikë: pafuqinë përballë një pushteti që nuk ndalet para asgjëje.
Në të vërtetë, më shumë se një lavd për “trimërinë” e Ramës, deklarata e Palokës është një akt akuze që i mëshon brutalitetit, arrogancës dhe mungesës së pendesës së një pushteti që ka dalë jashtë kontrollit.
Dhe në këtë realitet, ironia nuk është më thjesht stil – është mbijetese politike.