Skip to content

Rama i jep resort te ‘Rana e Hedhun’ njeriut te Miloshevicit te tmerrshem (detajet)

Mbase ju ka rastisur ta shihni si imazh të bukur në rrjete sociale, me rërën që përdridhet si valë mali dhe detin që rreh lehtë përbri. “Rana e Hedhun” në Shëngjin është një nga ato mrekullitë natyrore që Shqipëria ende i ka të pacënuara – për pak. Askush nuk e kishte menduar se edhe kjo perlë e natyrës do të binte pre e etjes për beton dhe parasë së madhe që karakterizon lidhjen e ngushtë mes qeverisë dhe oligarkisë.

Me një vendim të qeverisë shqiptare të datës 29 janar 2025 (Vendimi nr. 71), është hapur rruga për ndërtimin e një super resorti në këtë zonë unike, nën emrin “Dukagjini Resort”. Kompania përfituese është “Dukagjini Group”, në pronësi të oligarkut kosovar Ekrem Lluka, i përfaqësuar në këtë rast nga i biri, Korab Lluka, që figuron si administrator i projektit.

Related article  Zbardhen detajet e operɑcionit sekret - Si avionët amerikanë depërtuan pa u pikasur nga radarët iranianë (VIDEO)

Në emër të “investimit strategjik”, qeveria shqiptare i ka dhënë falas kompanisë në fjalë 5.9 hektarë tokë shtetërore në zonën e “Malit të Rencit”, shumë pranë “Ranës së Hedhun”. Projekti përfshin ndërtimin e pallateve, vilave luksoze, një hoteli dhe madje edhe një kazinoje, me një buxhet total të deklaruar prej 70 milionë euro. Problemi? Asnjë deklarim transparent mbi burimin e financimit.

Kush është Ekrem Lluka?

Një emër që ka ndjekur gjithnjë hijet e politikës dhe biznesit të dyshimtë në rajon. Pronari i “Qendrës Kardiake të Kosovës”, me lidhje të forta me oligarkë të tjerë rajonalë si Klodian Allajbeu, pronar i “American Hospital Kosova”, ka qenë në qendër të akuzave për pastrim të 3.4 milionë eurove. Sipas dosjeve të siguruara nga autoritetet tatimore të Kosovës, bëhet fjalë për një skemë të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të tyre të rreme për përfitime fiskale dhe financiare.

Related article  Demokratët shpërthejnë kundër Berishës, letër të hapur: Pse nuk vendosni kandidatët që duam ne?!

Por historia nuk ndalet këtu. Ekrem Lluka është një nga figurat më të përfolura të biznesit në Kosovë për lidhjet e tij me regjimin e Sllobodan Millosheviçit, madje përflitet se ka qenë një nga oligarkët e preferuar të ish-presidentit serb. Në periudhën e kontrabandës masive të viteve ‘90, Lluka dyshohet të ketë bashkëpunuar me vëllain e Millosheviçit në trafik ndërkombëtar cigaresh, një aktivitet që i ka sjellë përfitime të mëdha dhe një rrjet të paligjshëm biznesi që, sipas burimeve të brendshme, vazhdon edhe sot nën forma të kamufluara në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e Bosnje.

Related article  Në gjyq me Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, Olsi Bylyku flet për arsyen

Kjo nuk është thjesht një çështje ndërtimi. Kjo është një panoramë klasike e mënyrës se si përdoret politika për të legjitimuar para të pista. “Dukagjini Resort” duket si një tjetër skemë për të “sterilizuar” para të errëta në tokën më të lakmuar buzë Adriatikut shqiptar – në një zonë që nuk kërkon ndërhyrje, por mbrojtje.

Ndërsa qeveria shqiptare vazhdon të japë me bujari toka publike pa garë, pa transparencë dhe pa konsultim me komunitetin, qytetarët ngelin spektatorë të shkatërrimit të pasurive kombëtare në emër të një zhvillimi që u shërben vetëm të pasurve të lidhur me pushtetin.

Published inLajme