Skip to content

Në gjyq me Top Channel pas eksperiencës në Big Brother VIP, Olsi Bylyku flet për arsyen

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 3, aktori Olsi Bylyku, ka zbuluar detaje mbi padinë që Top Channel ka ngritur kundër tij, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tij në reality show.

Olsi, i cili u eliminua papritur nga gara pas vetëm disa ditësh, ka shprehur më herët zhgënjimin për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Related article  Zbulohet skema si i bleu shqiptaret ne Greqi Edi Rama! Ja cfare ndodhi kur të gjithë numeronin kutitë

Më pas, ai postoi në Instagram një foto ku tregonte se ishte hedhur në gjyq nga Top Channel, për “prishje imazhi”.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Andale” me Dalina Buzin, ai sqaroi situatën:

Mërzitja që unë kisha me Top Channel-in ishte për faktin që minimalisht të kishte një bashkëpunim. Pastaj pjesa e gjyqit ishte diçka tjetër, që as sot nuk e di për çfarë arsye e kanë bërë kundër meje, sepse unë nuk e kam sharë atë televizion kurrë, madje e respektoj shumë, se kam dalë nga aty.

Related article  Video tronditese, shefi i policise shqiptare si halabak rreh te riun me shpulla e grushte ne mes te...

Dalina e pyeti nëse çështja lidhej me shkelje të kontratës, por Olsi mohoi një gjë të tillë:

Asnjë moment nuk e kam shkelur kontratën. Asnjë pikë të kontratës nuk e kam shkelur. Nëse marrim të dyja palët dhe shohim kush është më i dëmtuar, unë apo Top Channel, jam unë ai që jam dëmtuar më shumë. Dhe megjithatë, unë jam ai që jam hedhur në gjyq, sikur paskam dëmtuar Top Channel-in.”

Published inLajme