Skip to content

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e Veliajt dhe shpall kandidaten për Tiranën

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ka bërë një deklaratë të papritur duke kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme për kryeqytetin. Ai prezantoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e mazhorancës për këtë post.

Arsyet e kërkesës për shkarkim

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Veliaj ka humbur legjitimitetin demokratik dhe forcën e duhur për të udhëhequr Tiranën pas akuzave të fundit.

Related article  Pas gafës së zyrtarëve të administratës Trump, reagon shefi i CIA-s: Asnjë…

“Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë,” tha Rama.

Related article  Kur merr fund i nxehti afrikan? Sinoptikantia tregon çfarë do të ndodhë…

Ai shtoi se anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak duhet të nisin mekanizmin për shkarkimin e Veliajt.

Pse Ogerta Manastirliu?

Për postin e kryebashkiakut, Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut, duke theksuar se ajo është njeriu i duhur për Tiranën. “Të gjithë e njohim dhe e çmojmë me respekt të madh për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e veçantë dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve,” tha ai. “Ogerta është forca e qetë e Tiranës.”

Related article  Më tha se do shpëtonte por…! Shpëtim Idrizi zbulon sëmundjen që i mori jetën Andis Harasanit: Ja çfarë ndodhi

Vendimi i Ramës vjen pas një periudhe të tensionuar për kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj, i cili së fundmi u dërgua në gjyq nga SPAK nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Published inLajme