Skip to content

Më tha se do shpëtonte por…! Shpëtim Idrizi zbulon sëmundjen që i mori jetën Andis Harasanit: Ja çfarë ndodhi

Ish-deputeti i PS, Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Ish-kolegu dhe miku i tij Shpëtim Idrizi ka shprehur dhimbjen me anë të një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke e quajtur Harasanin ‘Daj’.

“Daj na këpute shpirtin!

Sapo mora lajmin e trishtë që Andisi ndërroi jetë, e dija që po luftonte me sëmundjen e rëndë, por daja apo siç e njohin të gjithë ‘Tironci i omël’ kishte shumë energji pozitive e ishte optimist.

Related article  Degradon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti je cepave duke i fërkuar...

Fola para pak kohësh e ishte optimist i pandreqshëm si ai dinte të ishte se do ia dilte, por jo, në fund ajo që është caktuar parakalon çdo dëshirë…

Related article  'Horoskopi i detajuar per muajin Maj' Yjet nuk heshtin më, Maji sjell vendime që s’mund të shtyhen, ndryshon zemra dhe drejtime

E rëndë të të them Andis të qoftë i lehtë dheu.

Bashkë me Andisin na shkëputet dhe një pjesë e rrugëtimit që kemi bërë bashkë në shkollë në administratë në politikë.

Të gjithë një ditë do të shkëputemi nga kjo botë dhe njësia matëse është me boshllëkun që lëmë, e ti le boshllëk të madh tek unë Daj…

Related article  Tragjedi ndërron jetë në moshën 32-vjeçare ish futbollisti i Juventusit. Emri

Të Zotit jemi, tek Ai kthehemi, qoftë rrugëtim i lehtë në këtë muaj të Ramazanit vëllai im”, shkruan Idrizi.

 

Published inLajme