Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar sot në Asamblenë e PS-së kabinetin e ri qeveritar, së bashku me ndryshime të rëndësishme në postet kryesore politike.
Kabineti i ri qeveritar
- Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme.
- Elisa Spiropali – Ministre e Evropës dhe Punëve të Jashtme.
- Petrit Malaj – Ministër i Financave.
- Blendi Gonxhe – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
- Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit.
- Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit.
- Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë.
- Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
- Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë.
- Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes.
- Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
- Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
- Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
- Toni Gogu – Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin.
Ndryshime të tjera kyçe
Rama bëri të ditur ndryshime edhe në pozicionet e larta të Partisë Socialiste dhe të Kuvendit. Niko Peleshi u propozua si kryetar i ri i Kuvendit, duke zëvendësuar kështu Elisa Spiropalin. Klodiana Spahiu u propozua si nënkryetare e Kuvendit, ndërsa Taulant Balla do të rikthehet në postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së.
Gjithashtu, kryeministri njoftoi se Igli Hasani do të drejtojë Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme, Ulsi Manja atë të Ligjeve, dhe Arbi Mazniku do të drejtojë komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.
Rama udhëzoi gjithashtu shkarkimin e kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj, dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme për kryeqytetin.
