Skip to content

Sherr masiv në Tiranë, qëllohen disa persona

Pesë adoleshentë, të moshave 15 dhe 17 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një sherri të dhunshëm me armë të ftohta, që la 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Begeja” rreth orës 19:50. Të plagosurit, Ahmed Agolli (22 vjeç), Hendri Rasa (19 vjeç) dhe Klaus Miha (19 vjeç), u dërguan në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Related article  'Mezi pres ta takoj'/ Influencerja i nxjerr mesazhet: Elon Musk është babai i fëmijës tim!

Si nisi konflikti?

Sipas hetimeve, sherri ka nisur një natë më parë. Të miturit po konsumonin hashash pranë një lokali, kur të rinjtë e plagosur u kërkuan atyre të largoheshin. Të nesërmen, adoleshentët u kthyen me një grup prej rreth 15 personash të maskuar, të cilët sulmuan të rinjtë brenda lokalit.

Related article  “Trònditje” te mazhòranca/ Lala ben deklaraten “bòmbe”: Një ish-ministër i Ramës dhe dèputeti sòcialist pritet te arrèstohen

Policia ka identifikuar vetëm 5 nga sulmuesit kryesorë, ndërsa po punohet për identifikimin e të tjerëve. Në vendngjarje u sekuestruan dy armë të ftohta, që besohet se janë përdorur gjatë konfliktit.

Related article  Aksidenti tragjik në Pishkash, identifikohet 20-vjeçarja që mbeti viktimë e përplasjes (Emri)

Policia e Tiranës ka konfirmuar arrestimet, duke thënë se pesë të miturit akuzohen për goditjen me armë të ftohta të tre të rinjve të tjerë.

Published inLajme