Skip to content

‘PS dhe PD, parti oligarkike’ Bushati: Opozitës i kanë rënë br*kët, ndersa Rama ka…

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Andi Bushati ka bërë një analizë të drejtpërdrejtë dhe të ashpër mbi kapjen e politikës shqiptare nga oligarkët, duke vënë në qendër të kritikës jo vetëm mazhorancën, por edhe opozitën. Sipas tij, të dyja partitë kryesore – PS dhe PD – janë dhe kanë qenë të lidhura ngushtë me interesa oligarkike, por në 12 vitet e fundit, Edi Rama ka arritur t’i përvetësojë dhe të centralizojë të gjitha në duart e veta.

“Ne i kemi të dyja partitë e mëdha parti oligarkike. Kanë qeverisur gjithmonë me të njëjtin model dhe me të njëjtët njerëz – të njëjtët oligarkë. Madje Rama vetë i thoshte Bashës: ‘Po Çeti, po Zamiri, po Bashkimi’, duke ia kujtuar ‘të përbashkëtit’ e financimit dhe pushtetit,” – deklaroi Bushati, duke e ilustruar situatën me një metaforë politike të njohur.

Related article  Lajm i keq nga SHBA! E paralajmëron diplomati i njohur amerikan: Me Shqipërinë...

Nga bashkëndarje te pushtetit tek përvetësimi total i tij
Bushati theksoi se ndryshimi thelbësor që ka ndodhur në dekadën e fundit nuk qëndron në modelin e qeverisjes, por në shkallën e kapjes së pushtetit nga Rama, i cili, sipas tij, jo vetëm që nuk solli përmbysje, por përvetësoi çdo segment të sistemit oligarkik.

“Kur Rama ishte në opozitë, kishte tashmë oligarkët e vet – ndërtuesit e kullave, Koçon, Fidelin… Ata ishin financues të Partisë Socialiste dhe të mediave që e përkrahnin. Ai nuk e përmbysi sistemin kur erdhi në pushtet, përkundrazi: i rrëmbeu të gjithë për vete.”

Nga “oligarki plurale” në “oligarki autarkike”
Në një term të veçantë që e përshkruan situatën aktuale politike, Bushati e cilësoi sistemin e sotëm si një “oligarki autarkike”, ndryshe nga ajo që ai e quajti “oligarki plurale” e së kaluarës.

Related article  Ngrohja globale, zonat në Shqipëri që mund të fundosen nën ujë pas disa vitesh

“Dikur pushteti dhe oligarkët ishin të ndarë – kishte një ekuilibër, një pluralizëm edhe në korrupsion. Tani Rama i ka centralizuar të gjithë. Ai kontrollon politikën, biznesin, mediat, tenderët, gjithçka. Nuk ka më ndarje. Ky është rreziku i vërtetë,” – paralajmëroi analisti.

“Opozita? Nuk ka më as br*kë”
Në këtë panoramë të zymtë, Bushati bëri dallimin edhe për opozitën, duke theksuar se edhe pse dikur ishte pjesë e sistemit oligarkik, sot nuk ka më asnjë kapacitet real për të luajtur në të njëjtin terren.

“Po, edhe opozita ka qenë oligarkike. Por sot? Opozita nuk ka më as br*kë nëpër këmbë. Nuk kontrollon media, nuk ka financues, nuk ka ndikim institucional. Prandaj, jam kundër fabulës ‘të dyja palët janë njësoj’. Sepse sot nuk janë.”

Related article  Tronditet Veliaj, provat e reja i bëjnë gjëmën. Detajet

Mesazh politik: Një sistem i mbyllur që nuk sjell më rrotacion
Deklaratat e Bushatit vijnë në një klimë zgjedhore ku gjithnjë e më shumë zëra paralajmërojnë për mungesën e konkurrencës reale, kapjen e shtetit dhe transformimin e sistemit politik shqiptar në një strukturë të mbyllur që prodhon pushtet të përjetshëm dhe opozitë të varfëruar.

Në thelb të kritikës së tij është jo vetëm moraliteti i munguar politik, por edhe kriza strukturore e demokracisë shqiptare, ku as tregu politik, as ai mediatik dhe as ai ekonomik nuk funksionojnë pa “lejen e të fortit në krye”.

Published inLajme