Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjete sociale mbi protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike. Ai shkruan se “22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë” dhe se qytetarët treguan revoltën e tyre dhe e goditën narkoregjimin.
Reagimi i plotë
“22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve, nga Tirana dhe mbarë vendi, që me revoltën dhe zemëratën e tyre i dhanë sot një grusht Narkoregjimit.
Dhuna ndaj protestuesve paqësorë, rrëmbimet e qytetarëve dhe sulmi i narkopolicëve ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dëshmojnë panikun e thellë të Edi Ramës dhe pushtetit të tij që do shembet nën këmbët e sovranit!
Edi Rama është tashmë thjesht një frikacak i trembur gjer në palcë, që fshihet poshtë çizmeve të Narkopolicisë. Asgjë nuk ja ndryshon dot fundin atij! Tani fjalën e ka populli dhe vetëm ai do të vendosë!”-shkruan ai.
Kujtojme se diten e djeshme Ilir Meta ka ofruar edhe garanci monetare per te synuar lirimin e tij nga burgu.
