Skip to content

“Zot më prit, po vij pranë!” Alba Kepi ndan detaje nga tragjedia e dy motrave shqiptare në Itali

jë ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Italinë, por dhe Shqipërinë. Dy motra me origjinë shqiptare ranë nga dritarja e banesës ku ato jetonin, në katin e katërt të një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit në lagjen Sampierdarena në Xhenova.

Sipas asaj që raportuan mediat italiane, njëra prej motrave në moshën 32-vjeçare ndërroi jetë menjëherë, kurse motra tjetër ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin dhe 4 fëmijët e së ndjerës. Teksa është bërë e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një proces divorci.

Është një histori sa tragjike aq edhe dramatike. Është e vërtetë është një gjest vetëflijimi nga ana e të dyja motrave. Është një dramë familjarë në lidhje me kujdestarinë që pritej më datë 10 Janar, pra këtë të premte, një vendim gjyqësor që do të jepej ndaj 4 fëmijëve të së ndjerës 32-vjeçares e cila është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte bashkë me të motrën në Xhenova. Ka një dramë familjare brenda, pasi është një proces divorci mes dy të martuarve të cilët janë dhe prindër të dy minorenëve nga 2 deri në 8 vjeç. Aq sa dimë nga informacionet deri në festat e fundvitit 4 fëmijët i kanë kaluar pushimet me babain dhe kjo ditë që e ndjera nuk ka qenë afër fëmijëve të saj kanë bërë një rëndesë psikologjike të gjendjes së saj. Një gjendje e cila rëndohej java-javës dhe ishte preokupuese të paktën me aq sa dimë me familjarët. Në këtë gjest tragjik i është bashkuar dhe e motra e cila është 4 vite më e madhe. Në fillim është menduar se kjo e fundit është përpjekur për të ndihmuar të motrën. Ka qenë dëshmia e një fqinji i cili ka thënë se e ka parë në parvazin e dritares dhe në momentin e këtij akti ajo i është lutur të motrës që të mos e kryejë, por ajo është vetëhedhur”, tha Alba Kepi.

“Të dyja motrat ishin të besimit mysliman, ishin mjaft praktikante të kësaj feje. Duke analizuar profilin sociale është parë se predikonin dhe bënin herë pas here të lutjeve islame. Një ditë para këtij gjesti ekstrem Argjireja ka publikuar thënien: “Zot më prit, po vij pranë”, përfundoi gazetarja Alba Kepi.

Related article  VIDEO/ Dalin pamjet! Momenti ku Jozi arrestohet nga policia. Kokë ulur dhe i heshtur, me pranga në duar
Published inLajme