Skip to content

Produksioni del bllof/ Finalistët ishin të shpallur ditë më parë (FOTO)

Jo pak herë janë ngritur dyshime mbi vërtetësinë e votave të publikut në reality show-n “Big Brother VIP”.

Shpesh është përfolur se nuk është publiku ai që vendos se kush largohet nga shtëpia apo kush qëndron, por vetë produksioni.

Së fundmi, këto dyshime janë shtuar edhe më shumë pas përzgjedhjes së 4 finalistëve: Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli.

Related article  19 vjecarja shkon ne Turqi te zmadhoj gjoksin por shikoni se si e peson me pas

Kjo temë u trajtua në rubrikën “Trotuar” të programit “E Diell”, ku të ftuarit diskutuan pikërisht për këta katër finalistë.

Por ajo që ka ngritur dyshime është fakti se ky program transmetohet të dielën, ndërsa xhirohet gjatë javës. Finalistët, në fakt, u shpallën vetëm të shtunën në mbrëmje, pra pas xhirimeve të “Trotuar”.

Related article  Bushati debaton me Dyrnjanë për lobimin në SHBA: Ore ta fusin në burg Saliun, Lirinë, Shkëlzenin, Rama bleu gjithë botën

Kjo hedh dyshime mbi faktin se produksioni i BBV mund t’i ketë ditur më parë emrat e finalistëve, para se ata të shpalleshin “zyrtarisht” në spektakël.

Related article  “Do të zhduken, të gjitha”, Rama nuk ndal vendimin drastik - DETAJET

Për më tepër, në të njëjtën puntatë të “Trotuar” nuk u përmend fare incidenti i shumëkomentuar ku Jozit goditi Gjestin, ngjarje kjo që ndodhi të shtunën dhe që, nëse emisioni do të ishte xhiruar pas kësaj, pa dyshim do ishte trajtuar si temë kryesore.

 

Published inLajme