Skip to content

Bushati debaton me Dyrnjanë për lobimin në SHBA: Ore ta fusin në burg Saliun, Lirinë, Shkëlzenin, Rama bleu gjithë botën

Analistët Andi Bushati dhe Denis Dyrnjaja u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA. Ndërsa Dyrnjaja e quajti autogol të madh të Berishës, Bushati u shpreh se le të fusin në burg Saliun, Lirinë, Shkëlzenin kur Edi Rama ka blerë gjithë botën.

Pjesë nga debati

Dyrnjaja: Te kontrata e shërbimit është citimi “për një parti politike jashtë vendit”. Është e cilësuar në kontratë. Në këtë moment ata atje nuk kanë një problem, por këtu ka një problem, sepse kur t’i merr një donacion përtej asaj që lejohet, 1 milionë lekë të reja, ti hyn në një marrëdhënie juridike të detyrueshme.

Related article  U nda nga burri me 3 fëmijë dhe nisi të jetonte me 34 vjecarin! Historia e dashurise qe u be tr gjedi ne Shkoder (Detajet)

Bushati: T’i hyjë SPAK-u. Ore ata kanë gjetur rrugën e vet për t’u dhënë para amerikanëve se e kanë kuptuar që këto punë bëhen me para. Është e paligjshme? Le të vijë SPAK-u dhe t’i kapë pastaj.

Dyrnjaja: Problemi është pse bëri këtë autogol Berisha.

Bushati: Unë s’e di nëse është autogol, ashtu po e quan ti.

Dyrnjaja: Autogol fatal, ja do të dalë dhe do ta kuptosh. Sepse në Amerikë, ai që ka dalë garantor nuk ka asnjë problem, nëse nuk paguhen paratë, do të paguajë sipas kontratës. Paratë, 750 mijë dollarë janë paguar ndërkohë. Nuk dimë kush i pagoi, si erdhën këto donacione dhe përtej faktit se kush i pagoi ka një pikëpyetje tjetër që këto vijnë për një shërbim të një partie politike, jo të një organizate. Kjo e ekspozon PD-në direkt.

Related article  Burri i martuar në Korcë merr per dashnore gruan e divοrcuar, ajo i bën gjëmën e madhe… si ia futi me lezet

Bushati: Aty e kanë Flamurin, le ta fusin në burg. O e fusin, o s’e fusin.

Dyrnjaja: Jo nuk është Flamuri.

Bushati: Po kush është?

Dyrnjaja: Nuk është Flamuri. Është si rasti i Ilir Metës ky. Është tipikisht si rasti i 700 mijë dollarëve të Ilir Metës, ku u ekspozua edhe Basha, edhe Berisha.

Related article  Pasi u nda nga Jashari, Hatixhja publikon të dashurin e ri, shfaqet të përqafuar në ashensor – s’po e fsheh më (FOTO)

Bushati: Ore ta fusin Saliun, Lirinë, Shkëlzenin, ata në burg i kanë. Puna është do të bërtasin skandal kur Edi Rama ka blerë gjithë botën dhe bërtasim skandal pse ka hedh lekë edhe PD-ja. Skandal mo. SPAK-un të vetin e kanë, prokurorinë të vetin e kanë. Le t’i marrin.

Dyrnjaja: Kaq për çështjen juridike. Sa për çështjen politike, kur Berisha thotë se 6 milionë dollarë do t’i japë se do të çojë fjalë te Departamenti i Shtetit? Po DASH ka raportet e veta.

Bushati: Këta janë idiotë që kanë patur lekë për t’i harxhuar?

Published inLajme