Është ndarë së fundmi nga jeta biznesmeni i njohur nga Kosova, Hazbi Hasani, njëri prej aksionarëve të qendrës tregtare Prishtina Mall.
Lajmi i trishtë është konfirmuar dhe nga mediat vendase të cilat shkruajnë se ceremonia mortore e tij do të mbahet ditën e sotme në orën 15:30 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), Prishtinë.
Hasani ishte pronari i kompanisë Oaza dhe aksionar i Prishtina Mall.

