Skip to content

Aksident tragjik në vend! Kamioni përplaset me motoçikletën, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në mbikalimin e Patokut, në superstradën Milot-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar, ka humbur jetën teksa udhëtonte me një motoçikletë.

Related article  Del në breg te detit një krijesë misterioze, brenda iu gjet…

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës i cili po lëvizte në kahun e kundërt të rrugës, është përplasur me një kamion që udhëtonte në drejtim të Lezhës. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Related article  I FUNDIT, Rrezohet avioni, vdesin te gjithe ne bord, rreth 100 persona...

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Related article  G-Bani nuk pyet për partnerin e saj, i drejtohet Danjës: “Të pash në ëndërr…”
Published inLajme