Skip to content

Protestat po bejne te veten, Ish-ministri socialist kerkon me URGJENCE doreheqjen e Edi Rames

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka bërë thirrje publike për largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i vendit, duke argumentuar se ai nuk mund të sjellë më zhvillime pozitive për Shqipërinë.

Malaj komentoi protestat e fundit ku është kërkuar dorëheqja e kreut të qeverisë. Sipas tij, vendimi për të qëndruar ose jo në detyrë i takon vetë kryeministrit, por çdo përpjekje për të vijuar në pushtet po e afron qeverisjen me forma gjithnjë e më autoritare.

Related article  "Jelly Roll Reveals the Habit That Drives His Wife Insane—and Her Hilarious Reaction to His Viral 'Booger' Moment!"

“Largohet apo jo Rama, këtë e përcakton ai vetë. Por çdo këmbëngulje e tij, për mua, është një vetëkalim në veprime që afrohen jo thjesht me autokracinë, por me një qëndrim neodiktatorial”, deklaroi Malaj.

Related article  Inside Trump’s Secret War Countdown! How He Fooled the World Before Striking Iran

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Po e çon vendin drejt

Ish-ministri shtoi se historia ka treguar se regjimet diktatoriale nuk kanë pasur fund të mirë dhe vlerësoi se Shqipëria ka nevojë për një klimë më të qetë politike dhe sociale.

“Është koha të largohet. Ai nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë. Kjo klimë përçarjeje sociale, tensionet mes shqiptarëve, mes palëve politike dhe grupeve të ndryshme nuk i shërbejnë vendit”, u shpreh Malaj në A2 CNN.

Related article  Barry Gibb, Legendary BEE GEES Star, Was the Subject of a Tearful Announcement From His Wife….

Deklaratat e tij vijnë në një moment debatesh politike dhe protestash, ku opozita dhe grupe të ndryshme qytetare kanë ngritur kritika ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit.

Published inNEWS