“Është konkurrentja e vetme shkodrane”, kështu e prezantoi Arilena Ara konkurrenten e “X Factor Albania” që është në grupin e saj. Rigersa u ngjit në skenë e “X Factor” me këngën “You make me feel” nga Aretha Franklin.
Me një vokal unik, Rigersa ka rrëmbyer zemrat e publikut, të cilët me pankarta në duart shprehin mbështetjen ndaj saj. I surprizuar nga performanca, por edhe nga mosha, anëtari i jurisë Adi Krasta nuk kurseu fjalët më të mira për Rigersën, për personalitetin e madh artistik që ajo shpalosi në skenë.
Nga ana tjetër Soni Malaj, nuk ishte fort e kënaqur me performancën e Rigersës në skenë, duke shtuar se ajo mund të bënte më shumë. Por reagimi i Arilenës për vajzën e grupit të saj, nuk vonoi shumë.
Soni Malaj: Rigersa është një nga konkurrentët më të forta të këtij edicioni ka një zë shumë të bukur. Tonin e zërit e ka shumë të bukur, por mendoj se pak je duke u rehatu ti. Kënga ishte e madhe, por për mua ishte goxha statike tek frazat, tek strofa. Unë ta kam thënë me zërin që ke ti mund të bësh shumë më tepër.
