Skip to content

“Në shtëpinë time! Çfarë bëtë në banjë?”, publikohen mesazhet që Ikardi i dërgonte Uanda Narës, e tradhtoi me ish-shokun e skuadrës te Interi (FOTO)

Tradhtia e Uanda Narës me Keita Balde kur ishte ende e martuar me Mauro Ikardin është kthyer në temë dite në Argjentinë, ku vazhdimisht publikohen detaje të reja rreth historisë së saj me ish-futbollistin e Interit.

Huariu, një gazetare e njohur për lajmet e gossip në Argjentinë ka publikuar disa mesazhe mes Ikardit dhe Uanda Narës, ku sulmuesi i kërkonte llogari.

Related article  Prime i tensionuar! Gjesti fik mikrofonin dhe largohet nga debati, shpërthen në dhomën e rrëfimit

Mesazhe të cilat datojnë në vitin 2022, kur ai i kërkonte shpjegime gruas së tij për këtë tradhti, pak kohë pasi kjo e fundit e kishte zbuluar një të tillë të sulmuesit me Çina Suarez. Ikardi i kërkonte Uanda Narës të pranonte tradhtinë, duke i çuar edhe fotot të Keita Balde në shtëpinë e tyre.

Në shtëpinë time. Nuk më besohet. Përse? Zot. Perse? Nuk e meritoja këtë”, shkruante Ikardi teksa i dërgonte foto të marra nga kamerat e sigurisë në banesën e shtëpisë së tij.

Më pas ai i kërkonte asaj të tregonte gjithçka, duke i shpjeguar se ai kishte treguar të vërtetën për Cicna Suarez. “Detajet e mia janë e vërteta. Dhe mos nxirr më justifikime. Çfarë bëre në banjë? Çfarë bëre Uanda”, ishin disa nga mesazhet e Ikardit asokohe drejtuar gruas së tij me të cilën tanimë, pas dy vitesh, është në proces divorci.

Related article  Publikohen për herë të parë fotot "hot" të Parashqevi Simakut

Published inShowbizz