Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, më 8 korrik, në Mat. Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, tre vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja të cilët jetonin në Kamzë dhe Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për të kryer krimin.
Ata, sipas policisë, kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes së krimit. I kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët (fillimisht për 3 ditë me radhë) dhe kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e kanë marrë peng dhe pasi e kanë mbytur me litar, e kanë hedhur në liqenin e Shkopetit.
Më poshtë, pamjet ekskluzive të lëvizjes së vrasësve, në ndjekje të 23 vjeçarit: (SHIKO VIDEON DUKE KLIKUAR KETU)
