Astrologjia këtë javë ka vendosur që të na surprizojë! Astrologia Meri Shehu ka një lajm surprizë për të gjithë ata që ndjekin me kuriozitet yjet. Edhe pse bota ndodhet në një periudhë të trazuar, qielli flet për një energji krejt ndryshe.
“Kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira,” tha Meri Shehu në emisionin “Rudina”, duke lënë të kuptohet se mes tensioneve dhe lajmeve të rënda që qarkullojnë, universi ka zgjedhur të na japë një dritë të vogël shprese.
Një Hënë e re madhështore “lind” më 25 qershor në shenjën emocionale të Gaforres, një shenjë që lidhet ngushtë me dashurinë për familjen, kujtimet dhe nevojën për qetësi shpirtërore. Por kjo Hënë nuk është vetëm.
Ajo takohet me Diellin dhe me Jupiterin, krijuesin e fatit të mirë, që shpërndan energji pozitive dhe mbush zemrat me ndjenja të thella. A është ky një sinjal që fati po ndryshon kurs?
Marsi dhe Mërkuri, dy aktorë të fuqishëm në qiell, luajnë gjithashtu një rol interesant këtë javë, ndërsa njëra nxit veprime të zgjuara, tjetri sjell mendime “mbretërore” dhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Megjithëse fillimi i javës nis me disa ndjesi zhgënjimi, kulmi i saj premton emocione, qartësi dhe ndoshta, pse jo, një kthesë në jetën personale apo profesionale.
Nëse po prisni një shenjë nga universi, ndoshta ky është parashikimi që ju duhet të dëgjoni me kujdes… yjet flasin më fort se kurrë.
“Pavarësisht se nëpër botë ka filluar lufta, edhe e kishim parashikuar deri diku që ishin lidhjet planetare të vështira.
Jupiteri në Gaforre sa u fut me Saturnin në Dash dhe Dashi është shenja e luftës, dhe Saturni atje provokon shumë rryma të vështira. Por, kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira.
Nga ana e planeteve, yjet kërkojnë paqe mesa duket. Kemi Hënën e re në datën 25 në Gaforre, por Hëna e re takohet edhe me Diellin dhe me Jupiterin në Gaforre. Bëhen këta planetë me këtë energji kaq të bukur dhe na japin një Hënë të re shumë të madhërishme.
Hëna e re ndodh në një shenjë shumë të dashur, siç është Gaforrja, e lidhur me familjen, me njerëzit e dashur, me paqen, miqësinë, nostalgjinë, apo të kaluarën.
Nuk pritet ndonjë tendencë shumë e fuqishme, plus që Marsi në Virgjëreshë është në një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Gaforre, dhe Mërkuri që futet në Luan është pak prepotent, do të fillojë një lloj mendimi, pak më solidar ose mbretëror tek disa njerëz.
Por, do të jetë në lidhje shumë të bukur me Saturnin në Dash në datën 28 dhe me Neptunin në Dash. Këto dy ditët e para të javës janë pak zhgënjyese, sot dhe nesër, sepse bëhet një lidhje jo e bukur mes Diellit dhe Neptunit,” tha astrologia Meri Shehu.
VIJO LEXIMIN PER TE PARE SHENJEN TENDE
