Skip to content

‘Zemra e djalit tim të…’ 12-vjeçari shqiptar u mbut në lumin Araktos, rrëfimi tronditës i babait te tij!

Kanë kaluar pothuajse 10 ditë nga vdekja tragjike e dy të miturve, Spyros Kristofor dhe Kleonis Fetollari, të cilët u mbytën në ujërat e lumit Araktos, pavarësisht përpjekjes së shqiptarit Ledian Goga për t’i shpëtuar.

Dy të miturit, njëri me origjinë shqiptare dhe tjetri grek, pavarësisht se u nxorën nga uji, ndërruan jetë pas tre ditëve në koma. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka folur për mediat babai i shqiptarit Kleonis Fetollari, Bledari, i cili me dhimbje tregon momentin kur mori vesh lajmin e trishtë.

Related article  Aksident i tmerrshëm! Humb jetën fëmija

“Në Greqi mora bashkëshorten e ika të punoja. Karta nuk kisha. Kisha karta provizore. Një ditë shkova te shihja një punë, kur u ktheva kisha lënë djalin në shtëpi e nuk e gjeta. Kishte marrë dy euro e kishte dalë të blinte diçka.

Me marrin telefon me thonë ku e ke djalin, hajde se po te mbytet djali. Kur vajta nuk më lanë ta shihja. Djali ishte në koma 3 ditë, doktorët nuk dhanë shpresë. Bënë të pamundurën”, u shpreh Bledar Fetollari, babai i viktimës.

Related article  'Në skenë buzëqeshja, mbrapa duroja dhimbjen', ‘akti heroik' që i kushtoi shtrenjtë Ardit Gjebreas

Familja ka kërkuar që trupi i Kleonisit të varroset në atdhe, ndërsa organet e të birit do të dhurohen me shpresën për t’i dhënë jetë në tjetër fëmije në nevojë.

“I dhurova për arsye se djali nuk do jetonte më. Ngrita kokën lart e i thashë Zotit: Të jetojë zemra e djalit në një fëmijë tjetër. Ta ndiej që zemra është gjallë. Kjo gjë do bëhet i thashë, si fëmijë grek shqiptar italian. Mu prenë shpresat që nuk do ishte më”, tha babai.

Related article  “Ishte si tërmet 7 ballë”- Ndarja nga bashkëshorti pas 15 vitesh martesë, rrëfehet Dalina Buzi

Ndër të tjera Bledar Fetollari kërkon ndihmë pas gjendjes së rënduar ekonomike që ndodhet.

“Borxhe po, jam e pa shtëpi pa katandi. E kur e solla djalin këtu e sollën te shtëpia e vjehrrës, për ato halle vajta. Kërkoj ndihmë se skam ç’të bëj më, shpirti mu plagos, por më duhet një ndihmë. Nuk kam më fuqi”, shton babai i të miturit.

Published inShowbizz