Skip to content

Pirro ngre në këmbë shqiptarët me deklaratën e tij për Parashqeivinë

Këngëtari Pirro Çako rrëfeu ekskluzivisht për Top Channel bashkëpunimin me Parashqevi Simakun në vitin 1988 për këngën “E duam lumturinë”.

Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit për këngën “E duam lumturinë”.

Related article  Futbolli shqipëtar në zi, ndërron jetë “bomberi” i njohur. Fitues i këpucës së Artë

Kënga pati një rrugë të shpejtë dhe të pashmangshme drejt suksesit dhe në festivalin e 27-të të Këngës mori çmimin e parë.

Pas suksesit të arritur në atë vit, ai u shpreh se sërish ka tentuar ta kontaktojë këngëtaren, por pa sukses.

Tashmë që ajo është gjetur, Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten, disa dekada më pas.

Related article  Burri në Devoll ngacmoi 15-vjeçarin! I mituri: Donte të më hiqte tutat, më tha ‘të jap lekë’

Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë.

Related article  Horoskopi, e shtunë, 29 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

 

Published inLajme