Horoskopi, e shtunë, 29 Mars 2025
Dashi
Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta sentimentale do jetë më e rëndësishme se ajo profesionale. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për çaste të shumta romantike, për pasion, emocione dhe surpriza të mëdha. Çdo gjë do ndodhë ndryshe nga sa mund ta kishit parashikuar. Ju beqarëve do ju shumëfishohen ftesat për të dalë nëpër takime dhe për dikë do ju rrahë zemra më fort. Në punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para.
Demi
Kureshtja do ju shtyjë të tentoni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Nuk do keni as frikë të tentoni gjëra të reja në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do i konkretizoni disa projekte që keni menduar për jetën tuaj në çift dhe do ndiheni më të plotësuar. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Ju beqarët do njiheni me persona mjaft tërheqës me të cilët do ia vlejë të krijoni një lidhje. Në punë do jeni ambiciozë dhe do arrini sukses të madh. Mund të lodheni pak, por arritjet do ju çlodhin menjëherë. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime shumë të mëdha edhe sikur të ardhurat të jenë të mira.
Binjakët