Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:25, në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë fshatit Konjat.
Sipas informacioneve paraprake, një autobus me targa greke i linjës Tiranë-Athinë ka përplasur një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit, shtetasi Qemal Krasniqi, rreth 72 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje tragjike.
