Skip to content

Përçahet pakti i Gjestit me Top Channel, pret në besë Ledionin? Veprimi i papritur trazon rrjetin!

Rrugëtimi i Gjestit në reality show-t shqiptare ka qenë gjithçka përveçse i zakonshëm. Fillimisht, ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3, ku pas më shumë se 70 ditësh qëndrimi, u eliminua në një nominim kokë më kokë me Drilon Ramën — ky i fundit që më vonë u shpall fituesi i atij formati.

Por surpriza më e madhe erdhi vetëm 24 orë pas daljes nga BBVK: Gjesti u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, një lëvizje që i befasoi të gjithë dhe që më pas rezultoi vendimtare — ai u shpall fituesi i madh më 19 prill, duke fituar zemrat e publikut shqiptar.

Related article  Tragjedi e madhe! Kabina e teleferikut bie nga lartësia, VDESIN të paktën katër persona

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, u përfol shpesh për një kontratë të veçantë mes Gjestit dhe Top Channel, e ngjashme me atë që thuhej se kishte pasur Luiz Ejlli në edicionin e dytë. Aludimet u nxitën edhe më shumë nga mënyra se si ai hyri papritur në format.

Related article  Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

Por veprimi i fundit i Gjestit duket se i hodhi poshtë këto thashetheme: ai ka nënshkruar zyrtarisht me SGM Management, një label i njohur muzikor, duke sinjalizuar se rruga e tij artistike nuk do të kalojë përmes Top Channel-it, por nëpërmjet projekteve muzikore të pavarura.

“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” – shkruan SGM në njoftimin e bërë publik, duke treguar se Gjesti është tashmë gati të kthejë famën e tij televizive në sukses muzikor.

Related article  Emrat VIP te PS-PD dhe partive te vjetra qe ikin nga Parlamenti, ja kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Megjithatë, pavarësisht zgjedhjes së Gjestit për të bashkëpunuar jashtë strukturave të Top Channel, nuk ka vend për hatërmbetje.

Ledion Liço ka treguar një gjest të bukur respekti, duke e uruar publikisht për ditëlindjen me një foto ku shfaqet i përqafuar me të, dhe fjalët:
“Happy birthday nub. Shkëlqe gjithmonë.”

Një mesazh i thjeshtë, por me shumë domethënie për raportin e ruajtur mes tyre edhe jashtë formatit.

Published inLajme