Skip to content

Emrat VIP te PS-PD dhe partive te vjetra qe ikin nga Parlamenti, ja kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj.

Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.

Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?

Related article  As që mendohej! Sonte në BBVA hyn ish i dashuri i Brikenës

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.

Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.

Related article  Myslym Murrizi paralajmëron “tërmet” në listën e PD - Detajet

Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.

Related article  LAJM I FUNDIT – Tym e flakë masive në Vlorë! Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar (VIDEO)

Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.

Published inLajme