Skip to content

Parashqevia takohet me djalin?! Eltoni jep lajmin e madh

Elton Ilirjani nëpërmjet një posti në rrjete sociale ka bërë me dije se shumë pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevisë me djalin e saj.

“Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!”, shkruan Eltoni.

Related article  Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri? Sinoptikania jep lajmin qe shumë e prisnim, por kujdes se...

Histori:

Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja.

Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri.

Related article  TRAGJEDI NE FAMILJE, Babai rrihte nënën, 15-vjeçarja i ve flaken atij dhe shtepise

Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Ndonëse repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh, Simaku dalloi edhe për fizikun e saj. Ajo u konsiderua edhe si vajza që theu “tabut” e kohës, pasi pozoi tepër seksi me veshje të brendshme prej dantelle dhe mëndafshi. Madje, nga këngëtarja dolën edhe foto topless.

Related article  Arta Dade zbulon detajet e forta në funeralin e Fatos Nanos

Pas vitit 1991 ajo u larguar drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert. Madje lindi dhe një djalë nga martesa  me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori fund në 2012-tën.

Më pas, u përfol se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve. Simaku nuk konfirmoi asnjëherë asgjë. Megjithatë, pavarësish gjithçkaje, Parashqivi Simaku vazhdon të mbetet në memorien e ccdo shqiptari si vajza e bukur dhe e talentuar që të gjithë e adhuronin.

 

Published inShowbizz