Skip to content

Ka ditëlindjen shumë shpejtë, ja sa vjeç mbush Parashqevi Simaku. Do befasoheni

Ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes më 1 shkurt.  Zëri dhe buzëqeshja e saj nuk harrohet asnjëherë nga publiku shqiptar. Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

Ajo sot ndodhet në një gjendje shumë të mirë pasi jetoi për vite me radhë si e pastreh.

Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

Related article  Historia e Gjestit, reagon motra e tij: Askush nuk është perfekt

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja.

Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri.

Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

Related article  Frikë për një tjetër luftë! Mobilizohet ushtria! Pret sulmin nga Amerika!

Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Ndonëse repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh, Simaku dalloi edhe për fizikun e saj. Ajo u konsiderua edhe si vajza që theu “tabut” e kohës, pasi pozoi tepër seksi me veshje të brendshme prej dantelle dhe mëndafshi. Madje, nga këngëtarja dolën edhe foto topless.

Pas vitit 1991 ajo u larguar drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert. Madje lindi dhe një djalë nga martesa  me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori fund në 2012-tën.

Related article  Me lot në sy pronarja qe iu dogj biznesi ne THETH ben reagimin e forte ndaj Edi Rames: Une doja vetem qe..

Më pas, u përfol se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve. Simaku nuk konfirmoi asnjëherë asgjë. Megjithatë, pavarësish gjithçkaje, Parashqivi Simaku vazhdon të mbetet në memorien e ccdo shqiptari si vajza e bukur dhe e talentuar që të gjithë e adhuronin.

 

Published inShowbizz