Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme, më 20 gusht 2025. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me alternime vranësirash mesatare dhe të larta, sidomos në zonat kodrinore-malore të vendit.
Parashikimi tregon se era do të fryjë me drejtim nga perëndimi me shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Për ata që ndodhen në zona luginore dhe përgjatë bregdetit, duhet të kenë parasysh se era mund të bëhet më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 10 m/s.
Gjithashtu, kushtet detare do të jenë të favorshme. Deti parashikohet të jetë me një valëzim të ulët, i vlerësuar në forcën 1-2 ballë, çka e bën të përshtatshëm për aktivitete detare.
