Skip to content

‘Para per te blere vota me furgon policie ne Kukes’, SPAK shpall ne kerkim dy persona

Kreu i PD, Sali Berisha në një postim në Facebook, ka denoncuar një krim elektoral të ndodhur sipas tij në Kukës.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, thuhet se Gentian Berberi, një person i lidhur ngushtësisht me strukturat e policisë dhe nën akuzën e narko-komisarit, ka shpërndarë para në këmbim të votave.

Në mesazhin e qytetarit dixhital, theksohet se Berberi ka përdorur një furgon policie për të shpërndarë paratë, duke ushtruar presion mbi bizneset që të mbështesin kandidatin e PS, me udhëzimet e Edi Ramës.

Related article  Sulm i madh me raketa

Ky është një akt i dënueshëm dhe kreu i PD ka kërkuar nga organet përkatëse të marrin masa ndaj këtij krimi elektoral.

Nderkohe, nga ana tjeter, SPAK në bashkëpunim me strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, kanë ushtuar kontrolle në banesat e dy shtetasve.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, për veprën penale “korrupsioni aktiv më zgjedhje”. Ata dyshohen se kanë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

Related article  Ndërron jetë para kohe në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i PS-së, njeriu i besuar i Rames

“Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Related article  'Une jam mason...' Cudit diplomati shqiptar, tregon numrin e masoneve ne Shqiperi dhe a ka politikane mes tyre

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inLajme