Marin Meksi, djali i shkrimtares Mira Meksi është një ndër të njohurit në kryeqytetin shqiptar si kampion në sportin e “Bodybuilding”, por edhe si diplomat. Marini ruan një marëdhënie strikte me jetën, duke iu përmbajtur jetës njësoj si sportit.
Ai njeh mirë historinë e familjes, duke hulumtuar tek ajo dhe duke u krenuar çdo ditë e më shumë. Nëna e Marinit është shkrimtarja e njohur shqiptare Mira Meksi. Aktualisht Marini punon si diplomat në Zvicër.
Marin Meksi, i cili e pranon pa hezitim se është mason, tregoi në “Opinion” se sa masonë janë aktualisht në Shqipëri. Ai theksoi po ashtu se “masoneria beson në Zot”, duke shtuar se në kohë të ndryshme ka pasur qasje të ndryshme ndaj fesë.
“Unë jam në Lozhën hungareze dhe jam në Lozhën mëmë, në Lozhën e madhe të Shqipërisë. Në Shqipëri mund të ketë 200, 300 masonë”, tha ai.
A ka politikanë në mesin e tyre?! Meksi u përgjigj se në dijeninë e tij “nuk ka politikanë shqiptarë, pjesë të asaj Lozhe”. Po ashtu nënvizoi se ritualet e tyre, nuk kanë lidhje me satanizmin.
