Skip to content

Opozita duke humbur thelle! Dash Sula qe ‘dorezoi’ Peqinin zbulon ‘sekretet’: Ja kush e shiti PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, i cili u la jashtë listës së sigurtë të Elbasanit dhe më pas dha dorëheqjen nga funksionet politike, ka reaguar ashpër përmes një interviste për “Top Channel”, duke komentuar rezultatet zhgënjyese të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas Sulës, kjo humbje e thellë është pasojë direkte e listave të përbëra nga emra të diskredituar, të vendosur aty jo mbi bazë të meritës apo përfaqësimit të elektoratit, por si rezultat i qokave dhe marrëveshjeve personale të lidershipit aktual të PD-së.

Related article  Rojet e pronarit turk të BKT, i morën jetën punëtorit që kërkonte ti rritej rroga

“Disa prej tyre janë të urryer nga demokratët. Këta duan të vjedhin shtëpinë e vet, të vjedhin dhe të pasurohen. Kanë vënë njerëzit më të diskretituar,” – deklaroi Sula pa kursyer asnjë fjalë për kolegët e tij të dikurshëm.

Ai u ndal veçanërisht te Tirana dhe Elbasani, duke i konsideruar si shembujt më të pastër të degradimit të përzgjedhjes politike:

Related article  Hëna sjell ndryshime dramatike për këto 3 shenja, ndersa Binjaket dhe Peshqit...

“Listë më të dobët se Tirana dhe Elbasani nuk ka pasur. Këta vendosin njerëz për qoka, bëjnë emërime klienteliste. Njerëzit nuk e kanë me PD-në si parti, por me individët që i përfaqësojnë. Thonë ‘ky nuk ikën’, por duan ta qerojnë.”

Sula gjithashtu shprehu keqardhje për mosbashkimin e opozitës dhe për rolin përçarës që, sipas tij, ka luajtur vetë Sali Berisha:

Related article  Baton Haxhiu: Pas zgjedhjeve të 11 Majit në Parlament do jenë gjashtë parti, surprize do jete...

“PD duhet të bashkonte opozitën. Lista të ishte më e mira e mundshme dhe Berisha të mos kandidonte.”

Reagimi i Dash Sulës është një ndër të parët që vjen nga brenda radhëve të demokratëve dhe pritet të pasohet nga të tjerë zëra kritikë, ndërsa rezultati i zgjedhjeve i ka vendosur forcat opozitare përballë një tjetër faze reflektimi dhe ristrukturimi.

Published inLajme