Skip to content

14-vjeçari shqiptar arrestohet para shkollës në Greqi! Dyshohet se po planifikonte …

Policia greke arrestoi një nxënës 14-vjeçar shqiptar, i cili po mbante një thikë, teksa qëndronte jashtë një shkolle në Selanik.

Ndalimi u bë ditën e sotme dhe sipas autoriteteve, mund të kenë parandaluar një krim të mundshëm, edhe pse i mituri dëshmoi se e mbante për vetëmbrojtje.

Related article  Tronditet politika/ Jep doreheqjen zyrtari i lartë, ja arsyeja shume befasuese!

Arma e ftohtë sipas hetuesve, ishte bërë prej xhami, me gjatësi 20 centimetra. 14-vjeçari, i cili është nxënës në shkollën e mesme, ishte me dy shokë të tij jashtë shkollës, kur policia e pikasi atë.

“Policia kontrolloi çantën e shpinës së të miturit dhe zbuloi se ai mbante me vete një thikë qelqi të improvizuar, afërsisht 20 centimetra të gjatë.

Related article  Përplasje në Majën e Piramidës - Si po e përdor Balluku opozitën për të goditur rivalët e saj?

Ai dyshohet se i tha policisë se e kishte me vete për vetëmbrojtje”-, informon media në fjalë.

Policia arrestoi 14-vjeçarin për shkelje të ligjit për armët. Një padi u ngrit kundër tij dhe ai do të çohet para prokurorit kompetent. Pas arrestimit dhe veprimeve hetimore, ai u la të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Related article  Detajet tronditëse/ DOSJA e vrasjes së shqiptares Ilaria Sula: I dashuri pas krimit hëngri...
Published inLajme