Skip to content

Nuk ia dola dot! Sonila Meco jep lajmin trondites, ja cfare i ndodhi sot ne mes Tiranes

Sonila Meco ka shperthyer me nje shenim ne rrjetet sociale lidhur me bllokimin e trafikut diten e sotme ne Tirane. Ajo theksoi se iu desh me shume se nje ore per nje kilometer rruge dhe ne fund, u bllokua fare.

Shenimi
Sot, për herë të parë humba emisionin tim, live, për shkak të trafikut. Për të përshkruar një km rrugë, mu desh më shumë se një orë. Derisa ngeca. Plotësisht.

Related article  Ngjarje e rëndë, ka viktima dhe të plagosur

Humbja e një emisioni mund të duket problem personal, por ajo orë e çuar dëm nuk është vetëm imja. Janë orë të vjedhura nga jeta e qytetarëve, çdo ditë, nga mëngjesi kur çojmë fëmijët në shkolla deri në mbrëmje kur mbërrijmë të rraskapitur në shtëpi, ngulur pas timoni, me nerva të lëshuara, duke teshtirë stres e ankth prej vonesash.

Related article  E paprecedentë në Big Brother, Jozi godet Gjestin pas eliminimit! Ndalohet nga Policia

Tirana ka rënë. Është bërë e pamenaxhueshme, si një trup pa qarkullim gjaku. Ky qytet nuk lëviz më. Nuk frymon, nuk rrjedh, nuk qarkullon.

Related article  Mjekja e famshme thote sekretin: Ja çfarë duhet të bëni çdo ditë që të shëroheni nga çdo sëmundje!

E ka zënë një refluks i tmerrshëm prej ndërtimeve dhe zhvillimit pa plan, pa rrjete alternative, pa asnjë koordinim. Çdo kantier, çdo devijim, çdo vizitë zyrtare, çdo “projekt estetik” kthehet në barrikadë.

Published inLajme