Skip to content

Ngjarje e rëndë, ka viktima dhe të plagosur

Një aksident i rëndë ka marrë dy jetë mbrëmjen e së hënës në fshatin Golaj të Hasit. Dy automjete tip “Benz” u përplasën, duke lënë të vdekur dy persona dhe një të plagosur.

Related article  FOTO, Ish-kryebashkiaku socialist shfaqet në takimin e Berishës

Detajet

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:50 në aksin rrugor Krumë-Golaj. Njëra nga viktimat ishte shtetas me pasaportë britanike, ndërsa viktima tjetër ishte invalid pune. Automjetet drejtoheshin nga N. L. dhe N. S.. Një pasagjer tjetër, Z. N., mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Related article  Irani kërcënim për të sulmuar europën, dridhet Shqipëria

Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë, por ende nuk është përcaktuar se cili prej drejtuesve është përgjegjës për përplasjen fatale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related article  Tragjedi Ajrore, Anëtarë të Një Familjeje Humbin Jetën
Published inLajme