Skip to content

Ngjarje e rende, vdes djali ne lule te rinise, shoku i tij ne gjendje kritike

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në ishullin grek të Naxosit, ku një motoçikletë me dy të rinj shqiptarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e përplasjes fatale, një 20-vjeçar ka humbur jetën në vend, ndërsa një 17-vjeçar është plagosur rëndë.

Related article  LAJM I FUNDIT - Serbi-Shqipëri, federata serbe merr vendimin e papritur!

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 pranë banesave të punëtorëve në rrugën unazore të qytetit. Sipas mediave lokale, të dy të rinjtë, shtetas shqiptarë, po udhëtonin me motoçikletë kur për arsye ende të paqarta drejtuesi humbi kontrollin e mjetit. Motoçikleta përfundoi e përplasur me forcë në një pemë eukalipti buzë rrugës.

Related article  Ngjarje e rëndë! Humb jetën babai i dy fëmijëve. FOTO-EMRI

Pasagjeri, 20 vjeç, ka ndërruar jetë menjëherë nga goditja, ndërsa drejtuesi 17-vjeçar u dërgua me urgjencë fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm të Naxosit dhe më pas u transportua drejt Athinës për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Autoritetet lokale greke kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk ka të dhëna që të sugjerojnë konsumim alkooli apo faktorë të tjerë ndikues, por pritet të kryhen analizat përkatëse.

Related article  Tronditet vendi nga ngjarje shume e rende, ka te vrare (EMRAT)

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe shqiptarët që jetojnë në zonë, ndërsa familjarët e viktimës janë njoftuar për humbjen tragjike të të riut.

Published inShowbizz