Skip to content

LAJM I FUNDIT – Serbi-Shqipëri, federata serbe merr vendimin e papritur!

Federata Serbe e Futbollit ka njoftuar një vendim të pazakontë për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë, me qëllim që të evitohet një përsëritje e skenave të dhunës si ato të vitit 2014. Për arsye sigurie, asnjë biletë për këtë përballje nuk do të dalë në shitje, ndërsa stadiumi do të mbushet vetëm me të ftuar të përzgjedhur.

Related article  LAJM I FUNDIT - Godet tërmeti i fuqishëm 7,4 ballë

Kush do të jetë në stadium?

Në një njoftim zyrtar, Federata Serbe (FSS) sqaroi se pjesëmarrja në tribuna do të sigurohet vetëm përmes shpërndarjes së ftesave për komunitetin e futbollit. Biletat do t’u shpërndahen federatave rajonale, klubeve, nxënësve të shkollave të futbollit dhe prindërve të tyre, sponsorëve, mediave të akredituara dhe të ftuarve të FSS-së.

Related article  Kush jane socialistët qe po 'trondisin' kryeministrin, cfare pritet te ndodhe

Vendimi u mor pasi Serbia i ka bërë të ditur UEFA-s se e ka të pamundur të garantojë rendin dhe sigurinë për këtë ndeshje, e cila fillimisht u zhvendos nga Beogradi në Leskovac. Si pasojë, FIFA ka dërguar dy oficerë sigurie për të vlerësuar situatën në Leskovac dhe për të vendosur nëse është i përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjes.

Related article  Arti në zi/ Ndërron jetë aktorja legjendare

Për arsye të masave të sigurisë dhe dënimeve të mëparshme, asnjë tifoz shqiptar nuk do të jetë i pranishëm në stadium.

Published inShowbizz