Skip to content

Ngjarje e rëndë në vend në vend gjatë natën, ka humbje jete/ FOTO-EMRI

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, ku ka humbur jetën Prendush Kola, 51 vjeç, i cili punonte si punonjës i mirëmbajtjes së rrugës.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkëmbi i Dardhës”, ku mjeti që drejtohej nga Kola humbi kontrollin, doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë.

Related article  Mimoza Ahmeti refuzon live ne TV t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, zbulohet arsye tronditese (VIDEO)

Dinamika dhe Momenti i Fundit

Banorët e zonës, pasi dëgjuan zhurmën e aksidentit rreth orës 22:00, nisën menjëherë kërkimet dhe e gjetën Kolën të plagosur rëndë, por ende gjallë.

Sipas raportimeve në media, në momentet e fundit, 51-vjeçari u ka kërkuar falje banorëve që i kishte shqetësuar në atë orë të mbrëmjes. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, Kola ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta.

Related article  Shpërthim i fuqishëm – Detajet e para

Policia e Shtetit konfirmoi ngjarjen:

“Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor ‘Qafë Mali–Fierzë’, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.”

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të daljes së mjetit nga rruga dhe rënies në humnerë.

Related article  Hiqet “non grata”! Lajm i madh për Sali Berishën
Published inShowbizz