Skip to content

Ngjarje e rëndë, 15-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës

Një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë në një shkollë në Sheffield.

Policia u thirr në shkollën e mesme Katolike All Saints në Granville Road në orën 12:17 pas raportimeve për një goditje me thikë dhe tha se djaloshi kishte pësuar lëndime të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Related article  Ish ambasadori ne SHBA plas b*mben: Rama eshte ne radarin amerikan, ja cfare e pret

Gjithashtu, policia arrestoi dhe autorin e dyshuar, njw bashkwmoshatarin e tij, i cili ndodhet në paraburgim, raporton Sky News.

Ndihmës shefja e policisë, Lindsey Butterfield tha: “Me trishtim të madh ndaj me ju sot lajmin e trishtë se një adoleshent ka vdekur pas goditjes me thikë në një shkollë të Sheffield. Ngushëllimet tona janë me familjen e djalit, miqtë e tij dhe gjithë komunitetin e shkollës”.

 

Related article  'Spiropali nxeh gjakrat e fushates': Me Veliajn ne burg, ne kryeqytet presim te marrim...
Published inLajme