Skip to content

E njohët? Një nga këngëtaret më të famshme shqiptare, mbush sot 38 vjeç

Flasim për Elvana Gjatën! Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare.

Në këtë ditë speciale, ajo ka zbuluar se këtë javë do publikojë dhe një projekt të ri muzikor, që flet për jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar.

Related article  Shqiptarët janë të çmendur/ Ja shuma marramendëse që u dhurua për Parashqevinë

“Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”– shkruan Elvana në ‘Instagram’.

Published inShowbizz