74-vjèçári ka pasur kárrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjèneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtètin e díkurshëm federativ.
Për vdèkjen e Gashít kanë njòftuar familjarë të tij.
Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekùllit të káluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krènarë gjíthë Kosovën me páráqítjet e tyre.
Gjenerata e artë e boksit
Ka dýshime për ndonjë datë, por emrat i kujton shumë mirë. E kujton edhe rèndësínë që klubi prishtinas i boksit kishte për sportin në shtètin e atëhershëm federativ.
Mehmet Bogujevci flet me krènari për sukseset që janë árrítur nga klubi Radniçki, që në fùnd të viteve shtatëdhjeta e ndrýshoi emrin në Prishtina. Bogujevci, për kohë të gjatë sekretar i përgjíthshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, mbán në zyrën e vogël të federatës disa fotografi të gjèneratave më të suksesshme të klubit prishtinas. Ai është në të gjítha fotografitë. Thotë se vetëm një titùll Prishtina e ka fituar pa të në skuadër. Nga zyra e vogël, Bogujevci vazhdon të udhëhèq boksín e vendit. Pranon se tani është shumë më vèshtírë dhe se përsëritja e sukseseve të viteve shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekùllit të káluar është e pamùndur. Përmend shumë arsye për këtë.

Për Bogujevcin, njëjtë si për gjíthë boksierët e gjèneratës së tij dhe gjèneratës pas tij, tema e sukseseve të Prishtinës është e pëlqyer. Në secilën bisedë jep ndonjë detaj nga ndonjë ngjárje. Flet shpesh për báshkëpùnimin me trajnerin e ndjèrë, Lah Nimani, për përballjet e mbètura në kujtesë me boksierët më të mirë jugosllav të kohës.
Ai vlerëson se rritja e klubit Prishtina ka ndíkuar që të ngrihèt niveli i boksit në të gjíthë Jugosllavinë. Tregon për kohën kur interesimi për boksín amator ishte jashtëzakonisht i madh. Kur të gjíthë në Kosovë frymonin me sukseset e klubit të boksit.
Bogujevci në dhjetor të vitit 1969 iu báshkùa Radniçkit, pasi për disa vjet kishte árrítur suksese te Spartáku i Suboticës, vend ku ishte për shkòllim. Gjatë kohës sa ishte në Suboticë, kishte shumë kohë të lirë dhe kishte vèndòsur të provonte boksín. Nuk kishte besuar se me kohë do të bèhej boksieri më i mirë në kategori dhe prèj sportistëve më të mëdhenjë në histori të Kosovës. Titujt e parë individual i kishte fituar te Spartáku. Por pasi kreu shkòllën e mesme, u kthýe në Kosovë dhe iu báshkùa klubit Radniçki.
Klubi i kategorisë së dytë
Radniçki ishte klub i kategorisë së dytë, por ngádalë nisi rritja e tij. Ishte klub dùkshëm më i vogël dhe më pak i organizuar se Spartáku. Por kjo nuk zgjáti shumë.
Ndryshimi i madh në klubin prishtinas ndòdhi me ardhjen e trajnerit Lah Nimani nga Mitrovica.
“Kam fílluar të boksoj për Prishtinën në mars 1970. Prishtina ka qenë në Ligën e Dytë, një klub jo fòrt mirë i organizuar, i lòdhùr. Me hyrjen në Ligën e Parë, ndërkohë është ndrýshuar gjèndja. Ka ardhùr Zhivorad Shishkòviq për trajner, një ish-boksier i shkëlqyer i klubit të boksit Prishtina, një pedagog, një trajner i mirë. Kemi fílluar të bëjmë rezùltate të mira. Klubi Prishtina u bë i fòrtë kur u përforcua me boksierët e Trepçës, Faruk Gërxhaliun, Xhevdet Pecin dhe Enver Hajredinin dhe trajnerin Lah Nimani. Me ata tre boksier Prishtina shumë shpèjtë ka fílluar të korr suksese të njëpasnjëshme”, thotë Bogujevci.
Pak vite pas ardhjes së tij, Radniçki kaloi në lígèn e parë federative. Ndryshimet vazhdonin të ndòdhnin dhe gjèndja në klub pèrmírësohej. Nuk vonoi dhe erdhi edhe suksesi i shumëpritur.
Titùllin e parë Radniçki e fitoi në edicionin 1975/76. Pos Bogujevcit, që shpèjt ishte graduar në kapiten të skuadrës, titùllin e parë e sollën edhe Bajram Hashani, Xhevdet Peci, Nazíf Gashi e shumë të tjerë. Bogujevci është i kùjdèsshëm me emrat. Nuk përmend shumë. Thotë se do t’iu mbètet hatri nëse e harron ndonjë. Edhe me data nuk mèrret shumë. Nuk mèrrèn as të tjerët, por e përbáshkëta e të gjíthëve është se flasín për pesë titujt, që Prishtinën e kthýen në skuadër të “pavdèkshme”.
Në ákt Radniçki, përkatësisht Prishtina, fitoi disa tituj rresht, ndërsa pas një pauze, titùllin e pestë e fitoi në vitin 1984. Bogujevci tashmë ishte i pensionuar, njëjtë si shumë boksierë tjerë të gjèneratës së parë të suksesshme.
Pasi fitoi titujt e parë, Prishtina vazhdimisht ishte prèj klubeve krýesore në Ligën e Parë të Jugosllavisë, ndërsa disa herë dòli nënkampione.
Bogujevci dhe të tjerët pretendojnë se kanë mèrítuar më shumë tituj dhe se ka pasur padrèjtèsi të mëdhá.
Ish-nënkampioni i botës ka thënë se Prishtina atëbotë ishte klub profesional i boksit amator. Ka treguar për përkrahjen e madhe që kishte klubi.
“Pas ndrýshimeve kushtètuese të 74-s u ndrýshua edhe krýesia e klubit. Kishte më shumë shqíptarë. Ekipi u përforcua me boksier të Kosovës. Vendasit pak më ndrýshe ishin, kishte aq shumë publík sa që nuk i zínte stadiumi i sporteve të vogla, që ishte përplòt i mbùshur”, thotë Bogujevci.
“Automatíkisht është rritur edhe konkurrènca. Të gjítha klubet e ish-Jugosllavisë u përgatitnin për të na mùndur. Ka qenë pròblèm për të na mùndur. Aty-këtu e hùmbnim ndonjë ndeshje, por krýesisht kemi shënuar fitore”, ka shtuar ai.
Bogujevci thotë se ishte privilegj që të shíkoheshin nga afër meçet e Prishtinës. Thotë se nderi më i madh që mùnd të bèhej ishte që t’i bèhej një ftesë díkujt. Ai ka treguar se ka pasur raste që meçet janë zhvilluar edhe në stadiumin e Prishtinës për shkák të interesimit të madh.
Kampioni i Jugosllavisë në konkurrèncë ekipore cáktohej në bazè të sukseseve që árríheshin në kampionatin që zhvillohej çdo javë, me xhiro të rregùllta. Zhvilloheshin dhjetë duele dhe skuadra më e mirë fitonte përballjen.
Një prèj boksierëve bartës te klubi prishtinas ishte Nazíf Gashi. Ai e përcjell ende boksín, por nuk është i përfshirë direkt në sport. Gashi ishte pjesë e rèndësishme e skuadrës në fùnd të viteve shtatëdhjeta, kur ishte periudhá më e suksesshme.
Nazíf Gashi trègòn për ndrýshimet e bëra e që sollën suksesín e Prishtinës së famshme, që mbáhèt në mend si njëra prèj skuadrave më të suksesshme të Kosovës në kohën e shtètit federativ.
“Unë kur kam ardhùr në klubin e Prishtinës, kur kam hyrë në ekipin e parë, në vitin 71, klubi vetëm sa ka hyrë në Ligën e Parë të Jugosllavisë. Në atë kohë prèj fùndít të tabelës ne u bëmë kampion. Ishte një sukses i mirë, bèhej pùnë e mirë në klubin e Prishtinës, një ndrýshim pozítiv. Pesë tituj rresht i kemi fituar”, thotë Gashi. Në rrethe të boksit, bisedohèt shpesh për duelet e Gashít me kùndèrshtarë nga vende tjera të Jugosllavisë. Përmendet stili i tij i boksimit dhe fitoret e mëdhá që ai i ka árrítur.
Gashi e njeh kontributin e të ndjèrit, Lah Nimani, për rritjen e jashtëzakonshme të Prishtinës. Tregon për raportet shumë të mira të trajnerit me boksierët e që, sipas tij, ishte çelës i suksesit.
“Filluam pùnën, fílloi pùna e mbárë, fílloi vùllneti te ne boksierët. Filloi afërsia e trajnerit me ekipin. Filluam me pùnë ndrýshe, më me vùllnet dhe energjí për suksese”.
Shpresat për të ardhmen
Rrugën që e bëri Lah Nimani, nga Mitrovica për në Prishtinë, disa vjet më pas e bëri edhe Sefedin Braha. Ai në vitin 1978 kaloi te Prishtina dhe deri në vitin 1989 ishte ndíhmës i Nimanit në klubin më të madh të boksit në Kosovë.
Braha së fùndi është kthýer nga Gjermania në Kosovë dhe ka hapur një klub të boksit në Mitrovicë. Klubi quhèt Trepçá, si gjítha klubet e mëdhá të qytetit të mínátorëve.
Braha është i bindur se sërish do të dalin boksierë të nivelit të lártë, që do të fitojnë medalje në kampionate botërore e evropiane.
Të tillë ishin boksierët e klubit Prishtina. Azíz Salihu ka medalje të bronztë olimpíke, Mehmet Bogujevci medalje të argjèndtë botërore, ndërsa edhe të tjerët kanë fituar medalje të mëdhá në atë kohë.
Në ákt, kur Prishtina ishte dominante në Jugosllavi, boksi në shtètin federativ ishte në nivelin më të lártë. Medaljet në të gjítha garat ndërkombëtare e dèshmojnë këtë.
“Është një periudhë që nuk mùnd të përsëritet, pavárësisht talenteve dhe kushteve që mùnd të sígùrohen tani. Vetë ákti i pesë titujve të ish-Jugosllavisë dèshmon këtë. Në të gjítha kampionatet, dùke përfshirë kampionatet evropiane, botërore e Lojërat Olimpíke kemi pasur suksese. Kemi márrë medalje”, kujton Braha.
Ai pùnon me përkushtim me pak boksierët që i ka në stërvitje. Pajisjet i ka sígùrùar vet. Thotë se ka hasur në përkrahje të mirë dhe se talenti e vùllneti nuk mungon. Por pranon se dùhèt shumë pùnë që të árríhèt maja.
Te gjènerata e artë e Prishtinës, pùna nuk ka qenë pròblèm. Skuadra krýesisht ka qëndrùar në kampe përgatitore. Në Saraj të Shkupit më së shumti, thotë Bogujevci. Incizímet e kohës dèshmojnë për atmòsferën shumë të mirë në stërvitje. Edhe pùna e të ndjèrit Lah Nimani çmohèt nga të gjíthë. Vlerësohèt kýçe, por përkahjes nga njerëzít që atëbotë ishin në pozítë të rèndësishme.
Boksi në Kosovë, si në shumicën e vendeve të rajonit, është në nivel dùkshëm më të ùlët. Sukseset ndërkombëtare mungojnë, ndërsa shíkuesit janë të páktë. Interesimi për boksín amator ka rënë shumë. Edhe numri i të rinjve që vèndòsín për kárrierë në sportin e ringut, nuk është i madh.
“Ka talente, nuk besoj se do të mungojnë rezùltatet. Nuk mùnd të párágjýkoj, por talentet, aspiratat, vùllneti ekzíston. Shpresoj do të nisemi në një rrugë të tillë, ku kemi qenë me gjèneratën e mëparshme”, thotë Braha.
Prishtina tani nuk është as klubi më i fòrtë në Kosovë. Por e káluara e tij mbètet e madhe. Me sukseset e Prishtinës mburrèn të gjíthë, jo vetëm ish-boksierët./Koha.net
